
Kanë kaluar tashmë pesë muaj nga aksidenti i 29 dhjetorit 2013, kur ish-piloti i Formula 1 Michael Schumacher u aksidentua teksa bënte ski në Meribel të Alta Savoia në Francë.
Një aksident prej të cilit përfundoi në gjendje kome në spitalin e Grenoble. Zëdhënësja e tij Sabine Kehm, është shprehur se, “Ka momente vetëdije, në të cilat tregon se po reagon pozitivisht ndaj ambientit të jashtëm”.
Megjithatë një ekspert i një klinike neuro-rehabilitimi në Gjermani, deklaroi se nevojitet një kohë e gjatë për zgjimin e tij si pasojë e dëmtimeve cerebrale, duke thënë se, “Vetëm 30% e personave që kanë përfunduar në koma për shkak të traumave cerebrale kanë arritur të rinisin një jetë normale, 50% e tyre kanë shfaqur probleme gjatë gjithë jetes, ndërsa 20% e tyre kanë mbetur të paaftë. Në këtë fazë të fundit janë përfshirë ata persona që kanë qëndruar në koma më shumë se gjashtë muaj”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





