Transmetuar më 30-05-2014, 12:46

Miss Botërori i futbollit të Brazilit 2014, është Daniela Ocoro Mejea, një studente kolumbiane e moshës 25 vjeçare. Konkursi i bukurisë dedikuar kampionatit të botërorit, u mbajt në qytetin e Rust në jug të Gjermanisë.

Kurora e këtij vlerësimi shoqërohet edhe me një çek prej 3000 euro.

“Jam shumë krenare për këtë titull dhe jam e bindur se Kolumbia do të jetë kampione e botës”, u shpreh 25 vjeçarja.

Në garën e bukurisë së zhvilluar dy javë para mbajtjes së ndeshjes së parë, morën pjesë 32 vajza nga shtete të ndryshme të botës.

Vendin e dytë e zuri përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Felicia Kitchings, 19 vjeç, ndërsa në vendin e tretë u rendit përfaqësuesja nga Ekuadori, Laritza Parraga Arteaga, 20 vjeç.

Vajzat me moshë nga 19 deri në 29 vjeç u ngjitën në pasarelë, fillimisht me uniformat e kombëtareve respektive dhe më tej të veshura me rroba banjoje. Ky është edicioni i katërt i Miss Botërorit./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit