Transmetuar më 30-05-2014, 12:05

Tepelenë, 30 maj 2014, NOA.al- Një operacion i organizuar i policisë së Gjirokastrës, Tepelenës, Fierit, Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Delta Force, kundër lëndëve narkotike, në zonën e Kurveleshit ka përfshirë 350 efektivë policie dhe pesë mjete të blinduara.

Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, ndërhyrjen e policisë në Kurvelesh dhe në fshatin e Progonatit, banorët e kanë pritur me të shtëna armësh, duke tentuar të pengojnë operacionin në zonë.

Mësohet se kanë qenë disa të rinj ata që kanë shtënë me armë zjarri në ajër me synim trembjen e policisë dhe pas kësaj, janë larguar duke humbur gjurmët.

Mësohet se si pasojë e të shtënave në Progonat nuk ka pasur të lënduar, ndërsa deri më tani janë zbuluar disa parcela të mbjella me bimë narkotike të llojit kanabis sativa, ndërsa vijon krehja në terren e disa fshatrave të Kurveleshit.

Aktualisht vijon ende operacioni në terren për zbulimin e bimëve narkotike si dhe për arrestimin e personave që merren me kultivimin e saj, ndërsa janë ngritur edhe postblloqe të shumta./k.k/a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit