Transmetuar më 30-05-2014, 11:38

Fier, 30 maj 2014, NOA.al- Një person është plagosur me armë zjarri në aksin rrugor Fier-Levan.

Pranë një karburanti në këtë segment rrugor gjatë natës së lënë pas, është parë një makinë tip Golf me targa me targa AA154DX, me xham të thyer dhe brenda tij një person i plagosur.

Menjëherë me marrjen e njoftimit në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe grupi hetimor, ndërkohë që i plagosuri është dërguar për në spital.

Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti i thanë Noa.al, se i plagosuri është identifikuar si 44 vjeçari Petrit Muço, i cili ndodhet në gjendje kritike në spitalin e Fierit.

Nga hetimet e policisë është bërë e mundur identifikimi i autorit të plagosjes si Julian Hodaj 41 vjeç nga Orikumi, ndërsa vijon puna për kapjen e tij dhe zbardhjen e konfliktit që mund të ketë pasur viktima me autorin./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit