Transmetuar më 30-05-2014, 11:26

Mallakastër, 30 maj 2014, NOA.al- Dy persona të armatosur, në orët e para pas mesnate kanë hyrë në një shtëpi në fshatin Visokë të Mallakastrës, me synim për të vjedhur.

Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se N.Ç., ka denoncuar në polici se dy persona të maskuar dhe të armatosur, njëri me armë dhe tjetri me një sëpatë, kanë hyrë fshehtas në një nga dhomat e banesës se tij për të vjedhur.

Pasi janë pikasur nga i zoti i banesës, ata janë konfliktuar fizikisht me të dhe janë larguar.

Mësohet se nga nga ngjarja nuk ka të dëmtuar, ndërsa vijon puna për të zbuluar materialet që mund të jenë marrë në banesë.

Aktualisht po hetohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit