Transmetuar më 30-05-2014, 10:22

Durrës, 30 maj 2014, NOA.al- Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është zbuluar nga policia kufitare në portin e Durrësit.

Lënda narkotike u zbulua gjatë kontrollit të ushtruar në kamionin tip Benz me targë AA419IX, në gomat e të cilit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 144  pako të mbështjella me qese plasmasi transparent, brenda të cilave u gjet masë bimore e thatë që për nga karakteristikat ngjason me atë të lëndës narkotike Kanabis Sativa. Pas peshimit kjo lëndë rezultoi në masën e 165.7 kilogramë.

Nga ana e uniformave blu u bë arrestimi në flagrancë i 54 vjeçarit Mustafa Hasani, me banim në Durrës, i cili ndodhej edhe në drejtimin e kamionit.

Kamioni me lëndën narkotike pritej të imbarkohej në traget, ndërsa kishte si destinacion Italinë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit