
Sulmuesi i Atleticos së Madridit, David Villa është gati të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me New York City për tu transferuar drejt SHBA këtë verë, citon Supersport.
Stacioni radiofonik “Cadena Cope” bëri të ditur se klubi amerikan që është nën pronësinë e përbashkët të Manchester City dhe New York Yankees, i ka ofruar 32-vjeçarit një kontratë të majme.
Sipas “Cadena Cope”, kontrata aktuale e David Villas me kampionët e La Ligas skadon në 30 Qershor, edhe pse futbollisti i kombëtares spanjolle ka opsionin për të rinovuar edhe për një vit, ai do ta harrojë këtë mundësi pasi dëshiron transferimin në SHBA.
Lajmet për largimin e Villas nga Madridi vijnë pasi braziliani David Ribas i dha lamtumirën zyrtare Atleticos për t’u bashkuar me Fenerbahce.
Diego i dërgoi një mesazh lamtumire klubit dhe fansave të tij duke nënvizuar se do të vazhdojë t’i ketë Rojiblancos përgjithmonë në zemër.
David u bashkua me Atleticon në formë huazimi në dimër, por dështoi për të bërë impaktin që pritej fillimisht.
Gjithsesi, edhe pse nuk arriti të siguronte fanellën e titullarit të rregullt ai shënoi një nga golat më të rëndësishëm të sezonit në “Camp Nou”, që e çoi Atleticon në gjysmëfinalet e Champions League duke kaluar në çerekfinale Barcelonën.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





