Transmetuar më 29-05-2014, 21:17

Një natë pasioni e nisur në klubin e natës “Gotha” në Kanë ka përfunduar në dhomën luksoze të një hoteli të shtrenjtë. Protagonistë kanë qenë Justin Bieber dhe Adriana Lima, e cila sapo është ndarë nga Marco Jaric.

Ka qenë pikërisht festivali i filmit ai që ka bërë që dy të rinjtë të takohen me njëri-tjetrin. sapo janë takuar, ka qenë pikërisht “djali i keq” i muzikës, ai që ka postuar një foto me bukuroshen Lima në Instagram, ndërsa nga kjo e fundit, asnjë gjurmë.

Takimi mes të dyve është treguar në mënyra të ndryshme nga të përjavshmet që merren me “thashetheme VIP-ash”. Sipas “People”, 20 vjeçari Bieber është refuzuar nga 33 vjeçarja Lima, pas një nate mes përkëdheljesh. “US Weekly” tregon ndryshe. të dy mendohet të jenë parë duke hyrë në të njëjtin hotel në orën 5 të mëngjesit, pas një nate epshndjellëse në pub. Cili nga të dy versionet të jetë i vërtetë? /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit