Transmetuar më 29-05-2014, 19:51

Vlorë, 29 maj 2014, NOA.al- Një 36 vjeçar ka gjetur vdekjen ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Velçë ktë këtij qyteti.

Burimet bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve Noa.al se viktima Leonidha Balili ka qenë duke punuar pak minuta më parë, kohë kur ka ndodhur ngjarja, në një gurore në Vlorë. Ai është goditur nga një gur në kokë, gjë që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Balili është baba i dy fëmijëve. Ai punonte në këtë gurore për të siguruar bukën e përditshme. Ndërkaq, në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet, për të krijuar skemën e ngjarjes. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit