
Jo në të gjitha vendet e botës plazhi bëhet në të njëjtën mënyrë. Ka disa vende të cilat preferojnë të zhvishen tërësisht, ndërsa në disa të tjera është krejt e kundërta. Në plazhin Qingdao në provincën kineze të Shandong, disa femra, për të mos thënë pjesa më e madhe e tyre, mbajnë veshur “face bikini” që është një veshje, tip rroba banjo, për fytyrën.
Kjo maskë përdoret për të larguar rrezet e diellit nga fytyra, në mënyrë që ajo të mos digjet. Përgjithësisht, përdoret nga femrat në moshë të madhe.
Në Kinë dhe Japoni, fytyra e nxirë është shenjë e klasave të ulëta sociale. Përgjithësisht, fytyra e djegur nga dielli, në këto vende prezanton fshatarët, të cilët punojnë në arë dhe kanë këtë pamje. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





