
Ndarja mes një çifti ka çuar në fundin e jetës së një vajze të re. Gjithçka nisi kur Kimberly Lucas, nga Palm Beach në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u nda nga burri i saj. Ajo ishte njerka e dy fëmijëve, një vajze lezbike dhe një djali 10 vjeçar, të cilët i rriti që prej lindjes, kohë në të cilën nëna e tyre e vërtetë ishte ndarë nga jeta.
Në momentin që partneri i saj vendosi të ndahej nga 40 vjeçarja Lucas, ajo u “sul” drejt fëmijëve të tij. Fillimisht vrau vajzën lezbike Elliana Jamaso dhe më pas tentoi të vriste vëllanë e Ellianës, djalin 10 vjeçar, përpara se të tentonte vetëvrasje.
Sipas policisë bëhet e ditur se para ngjarjes Lucas u vetëdrogua si dhe drogoi djalin 10 vjeçar, ndërsa vajza nuk kishte pranuar të merrte pilulat. Në atë moment ajo e futi në një vaskë me ujë dhe më pas e mbyti. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





