
Riccardo Montolivo e sheh Italinë protagoniste në Brazil 2014, ndryshe nga ç’ndodhi katër vjet më parë në Afrikën e Jugut.
Kapiteni i Milanit, gjithsesi kërkon që përfaqësuesja e të kaltërve t’i hedhë hapat një e nga një, citon Supersport.
“Do të jetë një Botëror shumë i vështirë, pasi do të kemi përballë kundërshtarë shumë të fortë. Megjithatë në ndihemi në formë dhe mund të kemi një ecuri mjaft të mirë. Objektivi minimal është kalimi i fazës së grupeve”.
Më pas 29-vjeçari flet për Mario Balotellin, mbi të cilin janë hedhur shumë dyshime. “Ai është i qetë dhe e di që mund të jetë Botërori i tij.
Brazil 2014 është një provë në nivelin ndërkombëtar. Ai e di që ka mbështetjen e skuadrës, por e ka të qartë gjithashtu se duhet të vihet në dispozicion të grupit”.
Kur pyetet për çështjen e trajnerit të Milanit, Montolivo nuk zhbalancohet. “A më pëlqen që drejtimin e skuadrës ta marrë Inzaghi? Unë nuk e njoh atë, në sensin që nuk e kam patur kurrë trajner.
Unë mund të them vetëm që: Shoqëria të gjitha vendimet i merr për të mirën e Milanit”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





