Transmetuar më 29-05-2014, 18:26

Vllaznia vazhdon të jetë në udhëkryq. Skuadra e traditës së futbollit shqiptar, rrezikon të përsërisë sezonin që lamë pas për shkak të mungesës së një presidence që do të zgjidhte problemet financiare dhe që do të niste punën për ndërtimin e një ekipi pretendent.

Drejtori teknik i kuqebluve, Armir Grima shpjegon se pavarësisht diskutimeve që fatet e Vllaznisë të lihen në duart e një firme zvicerane apo ish-presidentit Valter Fushaj, realiteti është se, Këshillit Bashkiak nuk i është vënë mbi tryezë asnjë projekt konkret.

"Situata është e tillë që në Këshillin Bashkiak nuk ka asnjë projekt konkret. Diskutohet që janë të interesuar një firmë zvicerane dhe Valter Fushaj, por kur nuk ka asgjë zyrtare, nuk mund të ketë asnjë vendim".

Sipas Grimës, zvarritja e mëtejshme e kësaj çështjeje do të jetë vetëm në dëm të Vllaznisë, pasi koha në pret.

"Jemi shumë vonë, madje mendoj se zgjidhja duhet të kishte ardhur më parë. Koha nuk pret, sepse rrezikojmë të jemi në të njëjtën situatë si një vit më parë".

Nësë gjendja nuk ndryshon, Grima e sheh të pashmangshëm largimin nga detyra që mban në klubin shkodran. "Nëse situata nuk ndryshon do të shikoj pozicionin tim, sepse është e kotë të sakrifikosh në një situatë të tillë".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit