Transmetuar më 29-05-2014, 16:13


Durrës, 29 maj 2014, NOA.al- Një person ka djegur veten gjatë ditës së sotme në qytetin bregdetar të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur disa minuta me parë para Pallatit të Kulturës.
Burimet e agjencisë Noa.al bëjnë të ditur se personi i vetëdjegur është i moshës 64 vjeçare. Ai mbante në dorë një shishe me benzinë. 64 vjeçari H.R. është transportuar për në spitalin rajonal nga kalimtarë të rastit.
Deri në këto momente nuk dihen arsyet që e kanë çuar burrin drejt një akti të tillë vetëflijimi. Dyshohet se ai vuante nga çrregullime mendore, por zyrtarisht ky fakt nuk është konfirmuar. k.k/a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





