Transmetuar më 29-05-2014, 16:17

Barcelona i rikthehet idesë, Thiago Silva. Ose më mirë mbrojtësi brazilian është gati të dëgjojë drejtuesit blaugrana, pasi është i predispozuar të lërë PSG dhe te emigrojë në Katalunjë, citon Supersport.

E bën të ditur këtë “Mundo Deportivo” e përditëshme shumë pranë klubit blaugrana, por ajo që bën më shumë përshtypje është motivimi për këtë lajm, pasi gazeta spenjolle pretendon se ka një prishje raporti të pakthyeshme mes ish mbrojtësit të Milanit dhe Zlatan Ibrahimoviç, çka e ka detyruar brazilianin të vendosë për të lënë Parisin.

Pra jo Marquinhos, por Thiago Silva është ky objektivi i vërtetë i Barcelonës. Një operacion i nisur nën rrogoz, por që tani bëhet i ditur nga “Mundo Deportivo”.

Mbërritja te PSG e David Luiz shkruan “Mundo”, i hap dyert një shitjeje të bujshme, por pavarësisht spekulimeve se Thiago Silva është gati të lërë parisienët pasi është grindur me Ibrahimoviç, në realitet Thiago Silva te Barcelona duket një operacion shumë i vështrië e madje thuajse i pamundur për t’u realizuar pikë së pari për vetë koston e lartë të futbollistit.

Për Marquinhos, PSG i kërkoi Barcelonës 30 milionë Euro plus Dani Alves, dhe Barça e konsideroi kërkesën shumë të lartë, kaq mjafton për të imagjinuar se çfarë shume do të nevojitej që klubi i sheikëve të bindej për të lënë të lirë Thiago Silvën.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit