Transmetuar më 29-05-2014, 14:52

Shpesh kur bie zilja e zgjimit në mëngjes, ky sinjal bëhet tingulli më acarues pasi ne nuk jemi ende të çlodhur mjaftueshëm apo të ngopur me gjumë sa për tu ngritur.

Por për tu ngritur herët në mëngjes nuk është shumë e vështirë nëse ndiqen disa sjellje të caktuara.

Përgjithësisht një njeri ka nevojë për shtatë deri në tetë orë gjumë natën, nëse dëshirohet që zgjimi në mëngjes të mos zvarritet. Për tu zgjuar rregullisht, duhet zgjuar në të njëjtën orë çdo ditë, duke rënë për të fjetur dhe duke u ngritur në të njëjtën orë.

Kjo gjë duhet bërë edhe në fundjavë, duke mos u munduar që të zgjasni orët e gjumit, pasi në fillimin e javës do e keni më të vështirë.

Për të mos rrezikuar që t’iu zërë gjumi pasi të keni fikur zilen e zgjimit, përdorni dy alarme të ndryshme.

Një zgjim i shpejtë iu lejon që të mos kapërceni vaktin e mëngjesit, i cili duhet ngrënë me qetësi dhe gjatë kohës që qëndrohet ulur. Gjëja më e mirë që duhet bërë, është që disa gjëra ti keni përgatitur që në darkë, në mënyrë që ta nisni ditën me qetësi.

Gjumi favorizohet nga një ambient i errët dhe me një temperaturë të duhur, në mënyrë që të mos bëni një gjumë të parehatshëm./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit