Transmetuar më 29-05-2014, 14:26

Lezhë, 29 maj 2014, NOA.al- I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane, një 36 vjeçar nga Kurbini u vu në prangat e policisë.
Siç raporton Noa.al, i ndaluari është Artan Nexhipaj, lindur dhe banues në fshatin Alk të rrethit Kurbin.
Nexhipi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Bergamos në Itali, e ka dënuar me 17 vjet burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, "Skllavërim” dhe “Emigracion ilegal”.
36 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, ndërsa arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





