Transmetuar më 29-05-2014, 13:37

Mat, 29 maj 2014, NOA.al- Një person ka humbur jetën gjatë kohës që ka qenë duke punuar në një minierë në zonën e Matit.
37 vjeçari Shkëlqim Pisli ka gjetur vdekjen rrugës duke u transportuar me helikopter për në spital.
Pisli ka qenë duke punuar në minierën e Cerujit në Mat, në momentin që një masiv shkëmbor është shembur dhe e ka zënë poshtë.
Kanë qenë punëtorët e tjerë në minierë ata që i kanë ardhur në ndihmë, duke lajmëruar edhe ndihmën e shpejtë.
Aktualisht forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes, ku vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit në punë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





