Transmetuar më 29-05-2014, 10:49

Kur bëhet fjalë për protestë, Scot Willis, vajza e aktores Demi Moore dhe e aktorit Bruce Willis, di si të tërheqë vëmendjen për kauzat e saj.

22 vjeçarja është fotografuar gjysmë e zhveshur rrugëve të New York, teksa mbante veshur vetëm një fund dhe një palë këpucë.

Protesta e saj u postua në Instagram ku shkruante, “Të ecësh zhveshur në New York lejohet, por jo në Instagram. Uroj që Instagram t’iu lejojë ta shikoni”.

Scot e cila është marrë edhe me modelim, ka protestuar kështu kundër rregullave të Instagram, ku ndalohet zhveshja e femrave, edhe në rast se gjiri i femrës përdoret në luftën kundër kancerit./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit