Transmetuar më 29-05-2014, 09:49

Korçë, 29 maj 2014, NOA.al/Klodiana Kotorri- Policia e Korçës ka vënë në pranga një 46 vjeçar, pas denoncimit të bërë nga një vajzë me të cilën bashkëjetonte.

23 vjeçarja me iniciale V.T., me banim në fshatin Pojan të Korçës, ka denoncuar partnerin e saj duke thënë se "Më ka dhunuar dhe duke përfituar para më ka gjetur klientë dhe më ka shitur si prostitutë".

Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se u arrestua Mihal Mihallari, i njohur ndryshe edhe me emrin Xhemal Halimi, me banim në fshatin Dishnicë.

I sipërpërmenduri është denoncuar nga 23 vjeçarja në polici, duke thënë se Mihallari gjatë kohës që ka bashkëjetuar me të, nëpërmjet dhunës dhe kanosjes e ka shfrytëzuar si prostitutë, duke nxjerrë të ardhura nëpërmjet shitjes së trupit të saj.

Mësohet se 23 vjeçarja prej pak kohësh ishte kthyer nga Greqia, dhe ishte në proces divorci me të shoqin, dhe paralelisht kishte krijuar lidhjen e re.

Mirëpo pasi e joshi dhe e bindi të bashkëjetonin 46 vjeçari nisi ta "surprizojë", duke i gjetur klientë, pasi i thoshte se iu duheshin para.

Lidhur me këtë rast materialet në ngarkim të të ndaluarit i kaluan Prokurorisë, ndërsa vijojnë hetimet në ngarkim të tij./k.k/a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit