



Ajo është një ikonë bukurie, e cila ndër vite ka guxuar me pamjen e saj, por gjithnjë duke qëndruar brenda natyralitetit që e karakterizon.
Miss-i i parë shqiptar Valbona Selimllari ka kaluar një ditë vërtetë të veçantë, duke u përhumbur në shopping për të bërë blerjet e saj.
Ndërsa ndodhej në një qendër tregtare në kryeqytet, ajo është ndalur në një dyqan për këpucë dhe çanta, për të cilat duke postuar fotografi dhe duke komentuar në profilin e saj në Instagram shkruan, “Koleksioni i ri më la pa mend… Nuk dija ç’të provoja më parë… i dua të gjitha. Si thoni, kë të marr e kë të lë?? E pamundur të zgjedh të punuara mrekullisht dhe shumë të rehatshme”.
Më tej Valbona ka veçuar një palë sandale ngjyrë blu, të cilat ka vendosur që ti marrë, duke thënë “Janë kaq fantastike…sikur nuk ke veshur gjë në këmbë…”/a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





