Transmetuar më 29-05-2014, 08:38

Një fëmijë i moshës tre vjeçare qëlloi aksidentalisht mbi vëllanë e tij vetëm 18 muajsh, duke e vrarë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, teksa vogëlushi ishte duke lozur me vëllanë e tij.

Ata ndodheshin në shtëpinë e një mikeje të familjes, ku kishin shkuar bashkë me nënën, kur befas gjetën një pistoletë.

Vëllai më i madh e mori në dorë dhe duke lozur qëlloi me plumb në kokë të vëllanë. Nga ana e policisë u bë shoqërimi i gruas që kishte në posedim armën, e cila ishte e mbushur me plumba./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit