Transmetuar më 28-05-2014, 23:09

“Skype” së shpejti do përkthejë ‘live’ gjuhën e folur në biseda

Ditët e çuditshme të përpjekjeve për të gjestikuluar fjalët, që dëshironi të thoni në gjuhën tuaj, do të mbarojnë së shpejti.

Microsoft ka zbuluar planet për Përkthyesin Skype, një teknologji e re që do të përkthejë në kohë reale. Kjo nënkupton që, nëse po bëni një bisedë video në Skype, një softuer i veçantë do të analizojë zërin dhe do t’i ofrojë të dy biseduesve titra të bisedës.

Sipas të dhënave, Skype Translator do të jetë i mundshëm si një aplikacion për Windows 8.1 beta në fund të vitit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit