Transmetuar më 28-05-2014, 19:56

Një shtrat i cili është i rrethuar nga paketa cigaresh, prezervativë dhe çorape neiloni. Ky është shtrati që është nxjerrë në ankand nga firma “Christie” në prill dhe është vlerësuar me 1 milionë sterlina, vlerë e barabartë me 1.2 milionë euro.

Kjo është vepra e artit e artistit nga Britania e Madhe, Tracey Emin, i quajtur “My bed” (shtrati im). Artisti është bërë i njohur në të gjithë botën falë kreativitetit të tij që në vitin 1999.

Kjo vepër i ka vlejtur së tepërmi artistit, duke bërë të mundur që ai të fitojë çmimin prestigjoz Turner Prize. Pas shitjes, ai do të ekspozohet për disa ditë, fala, në Saatchi Gallery në Londër. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit