
Google ka bërë të ditur për të gjithë përdoruesit e shërbimit të saj se dot nisë shumë shpejt ndërtimin e makinave të veta pa shofer. Sipas Google, makina do të ketë dy butona, nëpërmjet të cilëve do të bëhet i mundur komandimi i makinës për të ecur dhe për të ndaluar. Ndërkaq, makina nuk do të ketë timin, marshe apo pedale.
Ky lajm është bërë i ditur nga Sergey Brin, një nga themeluesit e Google, i cili dha lajmin emocionues gjatë një konference në Kaliforni.
“Jemi shumë të emocionuar për këtë makinë. Është diçka që do të na lejojë të shtyjmë përpara aftësitë e teknologjisë pa shofer dhe të kuptojmë kufizimet”, ka thënë Kris Urmson, drejtor i projektit.
Sipas tij, makinat do të kenë aftësi “për të përmirësuar jetën e njerëzve”. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





