
Për të gjithë italianët dhe fansat e këngëtarit Eros Ramazzotti vjen një lajm i ri shumë pozitiv. Ai ka vendosur të hedhë një hap të ri në jetën e tij. nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook, Ramazzotti shkruan: “Jam tej mase i lumtur sepse, siç mund të keni dëgjuar, është e vërtetë, do të martohemi!”.
Ai vijon më tej duke thënë: “Desha ta shkruaj dhe ta jap këtu lajmin për të ndarë me ju këtë gëzim të madh me të gjithë ju dhe për t’ju larguar nga çdo dyshim. Deri më tani nuk kemi dhënë dhe nuk kemi në plan të japim asnjë intervistë apo foto”, ka shkruar këngëtari.
Ramazzotti dhe modelja, me të cilën ka një lidhje që prej vitit 2009 dhe një fëmijë, Raffaela Maria, do të shkojnë drejt altarit për tu kurorëzuar me 21 korrik të këtij viti. Dasma do të zhvillohet në Monterotondo di Gavi, në Piemonte të Italisë, ku çifti ka blerë një shtëpi.
Eventi do të zhvillohet në një resort të zonës dhe do të jetë tejet intim. “Do ta festojmë dasmën tonë në mënyrë private, me miqtë dhe familjarët më të afërt. Një përqafim për të gjithë!”, ka thënë Ramazzotti. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





