
Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, gjatë paradites dominues do të mbetet sërish moti i kthjellët në të gjithë territorin e vendit.
Por pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirave duke rrezikuar shira të dobët dhe afat-shkurtër në të gjithë vendin, më të rrezikuara do të jenë zonat jugore dhe juglindore. Parashikohet që situata e motit të paqëndrueshëm të vijojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante.
Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi jugor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.
Europa
Moti i paqëndrueshëm do të jetë dominuese sërish në Britaninë e Madhe, Europën Qendrore dhe vendet Mesdhetare. Më problematike situata paraqitet në Britani, Francë dhe Gjermani pasi do të ketë edhe rrebeshe. Po ashtu, moti i paqëndrueshëm do të dominojë vendet balltike, për pasojë edhe në këto rajone do të ketë vranësira dhe shira gjatë gjithë ditës.
Ndërsa, prezenca e masave ajrore të qëndrueshme kontinentale do të ndikojë mot të kthjellët në Europën jugperëndimore, veriore, si edhe vendet e lindjes./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





