Transmetuar më 28-05-2014, 20:24

Dibër, 28 maj 2014, NOA.al- Një vajzë e moshës 21 vjeçare ka gjetur vdekjen në ambientet e banesës së saj. Pas kryerjes së ekspertizës  mjeko-ligjore u bë e ditur se viktima Fatmira Dushku ishte 5 muajshe shtatzënë. Në trupin e saj janë gjetur 8 plumba.

Aktualisht policia dyshon që ajo të jetë vrarë nga familjarët. Urdhër arresti është prerë për babanë e saj dhe për vëllanë 25 vjeçar. Burimet e Noa.al informojnë se vetë familjarët e kanë mbajtur të fshehtë shtatzëninë e 21 vjeçares.

Fillimisht, për Fatmira Dushkun me banim në fshatin Sllovë të Dibrës, sipas dëshmisë së familjarëve në polici, u tha se kishte rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj në katin e dytë, duke përfunduar në tokë e pajetë.

Të afërmit kanë deklaruar se Dushku ka ndërruar jetë si pasojë e përplasjes së trupit dhe kokës në asfaltin me të cilin ishte shtruar pjesa përreth shtëpisë.

Forca të shumta policie mbërritën në vendin e ngjarjes dhe nisën hetimet për të zbuluar gjithë detajet e saj.

Mirëpo nga ana e uniformave blu u parandalua funerali i përshpejtuar i saj për t’ia nënshtruar trupin autopsisë, pasi në kraharorin e saj janë gjetur shenja plage plumbi./a.s/a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit