Transmetuar më 28-05-2014, 09:26

Mënyra e reagimit pas një akti seksual ndryshon nga një njeri te tjetri, nga momenti dhe ndjesitë që kanë femrat dhe meshkujt. Megjithatë ekzistojnë disa situata që mund të prishin atmosferën, ndaj janë gjashtë veprime që duhen shmangur.

Shikoni celularin– Gjithnjë e më shumë telefoni celular është një mjet që ndërhyn në jetën në çift, për të lexuar mesazhe, për të lundruar në internet apo për të dërguar email. Kini parasysh, celulari duhet të rri sa më larg shtratit.

Bisedat serioze– Marrëdhënia seksuale është një moment në të cilin çifti shkëputet nga problemet dhe mendimet e shumta, ndaj mos e prishni situatën në këtë mënyrë. Shmangni pyetjet e sikletshme.

Shkoni menjëherë në tualet– Është e vërtetë se dikush mund të ketë nevojë për të shkuar në tualet, por nëse qëndroni pak çaste të përqafuar, ndihmon më shumë intimitetin.

Të doni të flini ngjitur me çdo kusht– Edhe nëse keni bërë dashuri dhe jeni shumë intim, mbani parasysh se secili prej jush ka një pozicion komod për të fjetur. Është mirë që të përkëdheleni disa momente pas aktit seksual, por në çastin e gjumit, rrini në pozicionin që ndiheni më mirë.

Të visheni dhe të ikni– Ndodh që të bëhet dashuri pa qenë një çift bashkëshortësh ose bashkëjetuesish. Në këto kushte mos u largoni menjëherë nga shtrati duke u veshur me shpejtësi, do të ishte mungesë respekti.

Të ktheheni nga ana tjetër- Bëhet fjalë për një sjellje tipike të meshkujve, të cilët kthejnë kurrizin për të fjetur gjumë. Këshillohet që të qëndrohet së paku dhjetë minuta pranë partneres, për ta bërë këtë moment më të këndshëm./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit