Transmetuar më 27-05-2014, 20:37

Pasi Reali u shpall kampion, Christiano Ronaldo shkoi dhe përqafoi një person jo shumë të njohur në media, por që ka bërë bujë me historinë e tij.

Para disa vitesh Ronaldo shprehej se i gjithë suksesi i tij në futboll lidhej me emrin Albert Fantrau.

“Më duhet të falenderoj mikun tim Albert Fantrau për suksesin tim në futboll. Ne luanim në të njëjtin ekip në Kampionatin e U-18, kur menaxherët erdhën të na kërkonin, na thane se kush do të shënonte më shumë gola do të merrej në akademi.

Ndeshja përfundoi 3-0. Unë shënova golin e parë, Alberti realizoi një gol shumë të bukur me kokë. Tek goli i tretë ai i kaloi të gjithë kaloi edhe portierin dhe ajo çfarë i mbetej ishte ta çonte topin në rrjetë, por e pasoi tek unë dhe shënova. Kështu që unë u mora në akademi. Pas ndeshjes e pyeta: Pse? Ai më tha: "ti je më i mirë se unë"”, është shprehur Ronaldo.

Shumë gazetarë shkuan të pyesnin personin në fjalë nëse ishte e vërtetë historia, dhe Fantrau aprovi gjithçka. Ai u shpreh se jeta e tij futbollistike mbaroi aty dhe se aktualisht  ishte një person i pa punë.

Shtëpia e tij luksoze dhe makinat që kishte nuk të japin përshtypjen e një të papuni. Pasi u pyet në lidhje me to, Fantrau u shpreh: “Është Ronaldo! Gjithçka falë Ronaldos!”. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit