
Në fotot e mëposhtme do të gjeni të pasqyruar realitetin e hidhur të fëmijëve dhe grave në Kenia, të cilët jetojnë dhe punojnë çdo ditë në mes të mbeturinave dhe plehrave, për të gjetur diçka për të ngrënë, ose, nëse kanë fatin e mirë, diçka të vlefshme për ta shitur.
Është pikërisht ky ferri i landfilldit të Dondoras në Kenia, ku çdo ditë konsumohet drama e varfërisë për qindra persona. Sipas fotove të reporterit amerikan Brendan Banon, janë të shumtë personat të cilët jeta i ka detyruar të zgjedhin për të jetuar në mes të plehrave dhe mjerimit. Për tu njohur me botën e tyre, ju ftojmë të klikoni fotot e mëposhtme. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





