
Doktorët në Indi kanë bërë të ditur se ka lindur një bebe shumë e bukur, e seksit femër, me një kokë të ngjitur në stomakun e saj. sipas mjekëve, tek fëmija do të ndërhyhet nëpërmjet një operacioni, për të larguar kokën anormale nga trupi i të voglës.
22 vjeçarja Amlekha Bairva solli në jetë fëmijën e saj rreth një muaj më parë, në një spital shtetëror dhe më pas u transferua në JK Lone Hospital në Jainpur. Sipas mediave bëhet e ditur se fëmija i vogël peshon 4 paundë. Koka e dytë e fëmijës nuk është e dalë tërësisht dhe është në brendësi të stomakut.
Bebja është nën vëzhgimin dhe kujdesin e mjekëve, ndërkohë që kirurgët shpresojnë të heqin në mënyrë të shëndetshme kokën ekstra. “Në raste të tilla operacionet rezultojnë të suksesshme”, u shpreh mjeku pediatër Chetan Sharma në JK Lone Hospital. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





