Transmetuar më 27-05-2014, 18:13

Ka disa njerëz të cilët nuk jetojnë dot pa qenë vetëm. Ka të tjerë, të cilët e adhurojnë së tepërmi prezencën e të tjerëve dhe nuk rrinë dot pa një person të dytë në krah të tyre. por a e keni menduar ndonjëherë se cili është avantazhi i të qenurit beqare?

Nëse jo, më poshtë po ju rendisim 5 avantazhe.

1. Beqarët e kanë më të thjeshtë të gjejnë një punë. Kjo edhe për shkak të angazhimeve të cilat një që është në çift i ka më të mëdha.

2. Beqarët flenë më mirë. Nuk ua merr njeri natën jorganin, nuk ndiejnë gërhitje apo shqetësime nga dikush tjetër. Kanë luksin e të ndarit të shtratit vetëm.

3. Beqarët kujdesen më tepër për kënaqësitë e tyre në jetën e përditshme.

4. Beqarët janë më të matur. Ata mendohen shumë herë para së të hedhin çdo lloj hapi.

5. Beqarët kanë forma më të mira fizike. Duke qenë vetëm, ata/ato kanë kohë të merren me sport dhe të bëjnë më tepër kujdes për ushqimin që konsumojnë. Në këtë mënyrë e kanë më të lehtë të ruajnë edhe format e duhura. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit