Transmetuar më 27-05-2014, 17:58

Një ngjarje mallëngjyese ka ndodhur në Torre del Greco, në Napoli të Italisë, ku një 78 vjeçar është kapur duke vjedhur tre copë mortadele në një supermarket. Burri ishte i uritur dhe nuk kishte paratë e nevojshme për të paguar ushqimin.

Gjendja e tij i ka mallëngjyer të gjithë. Karabinierët i kanë paguar atij sallamin mortadelë, pronari i supermarketit ka tërhequr denoncimin, ndërsa klientët e pranishëm i kanë gjetur një thikë, për të shijuar ushqimin.

Burri i moshuar është afruar prej urisë në supermarket dhe pasi ka kryer vjedhjen, është gjetur i rrethuar nga karabinierët, të cilët nuk i kanë vënë prangat, por e kanë ndihmuar. Në këtë mënyrë, mes të pranishmëve është ndezur një ndjenjë solidariteti./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit