Transmetuar më 27-05-2014, 16:27

Starton zyrtarisht aventura e Adnan Januzajt me Belgjikën, citon Supersport.

Mesfushori me origjinë kosovare, që vendosi ta vazhdojë karrierën me kombëtaren e vendit ku lindi, debutoi në miqësoren që djajtë zhvilluan me kombëtaren modeste të Luksemburgut.

Trajneri Mark Wilmots, e aktivizoi lojtarin 19-vjeçar të Manchester United gjatë 45 minutave të dyta. Januzaj zëvendësoi pikërisht një nga zërat opozitarë të afrimit të tij te Belgjika, Kevin Mirallas.

Lojtari i skuadrës së Everton e cilësoi të padrejtë vendimin e trajnerit për të marrë në Botëror një lojtar që nuk ka dhënë asnjë kontribut në eliminatore, por mesa duket mosmarrëveshjet në dhomat e zhveshjes janë sheshuar.

Sa për kronikë, kombëtarja belge e fitoi këtë sfidë me rezultatin 5-1, ndërsa Januzaj zhvilloi një ndeshje pozitive duke plotësuar pritshmëritë e trajnerit Wilmots, që ka vendosur ta bashkojë talentin me grupin final të lojtarëve, që do të udhëtojnë drejt Brazilit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit