
Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, nesër, territori shqiptar do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites, duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominues. Pasditja do të sjellë kalim të vranësirave në vend, ku më të theksuara do të jenë në zonat veriore duke rrezikuar shira të dobët, situatë e cila do të vijojë në mbrëmje dhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë mëngjesit, por mesdita do t sjellë rritje të lehtë të tyre. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugor dhe Jugperëndimor, gjë që do të bëjë që dallgëzimi në det të jetë 1 ballë.
Europa
Masat ajrore të paqëndrueshme do të mbeten prezent në Europën Qendrore dhe një pjesë të Mesdheut duke ndikuar mot me vranësira dhe shira. Më problematike situata paraqitet në Italinë veriore dhe Francë, ku shirat do të jenë me intensitet të lartë. Gjithashtu moti i paqëndrueshëm do të dominojë ishujt Britanike dhe vendet Balltike e për pasojë edhe në këto rajone do të ketë vranësira dhe shira gjatë gjithë ditës.
Ndërsa, prezenca e masave ajrore të qëndrueshme kontinentale do të ndikojë mot të kthjellët në Europën Veriore, Juglindore dhe gadishullin e Ballkanit./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





