Transmetuar më 27-05-2014, 15:47

Korçë, 28 maj 2014, NOA.al- Policia e Korçës ka vënë në pranga gjatë ditës së sotme 25 vjeçarin Ilir Gega, i cili ishte shpallur në kërkim.

Burimet zyrtare kanë bërë të ditur për Noa.al se ndalimi i Gegës është bërë në fshatin Çiflig-Korçë. Ai ka tentuar të vrasë me armë zjarri 37 vjeçarin me iniciale K.V., por i ka shkaktuar atij vetëm disa plagë të lehta.

Policia njofton se materialet në ngarkim të Gegës i kaluan prokurorisë për hetim të mëtejshëm dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit