Transmetuar më 27-05-2014, 15:08

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) Visho Ajazi zhvilluan sot në mesditë një takim me Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Takimi ka zgjatur  rreth 30 minuta. Në fokus mësohet të ketë qenë situata kriminalistike dhe lufta kundër trafikut të drogës.

Zyrtarisht nga MB nuk e konfirmuan që takimi të ishte zyrtar. Burime nga MB i thanë agjencisë noa.al se ky takim ishte një bisedë jozyrtare pune.

Takimi i Llallës me kreun e SHISH dhe Tahirin në zyrën e këtij të fundit, vjen pak orë pasi kryeprokurori deklaroi se kishte fakte që po hetohen, lidhur me akuzat e ngritura nga PD se aerodromi dhe baza ushtarake e Gjadrit, asete të ministrisë së Mbrojtjes, janë përdorur për trafik ndërkombëtar droge me avionë. /a.s/noa.al/

Llalla konfirmon akuzën e PD: Ka fakte për trafik droge nga baza e Gjadrit

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit