
Vrau të shoqen duke e mbytur me një shall, pasi nuk arrinte që të lindje djalë, pasi vrau dy vajzat e tyre, njëra me moshë dy vjeç dhe tjetra gjashtë muajshe.
Pas kësaj autori i krimit të rëndë në familje, një kryefamiljar indian u arratis. Ngjarja e rëndë ndodhi në New Delhi, ndërsa policia ka bërë me dije se ngjarja ndodhi në lokalitetin e Noida, ku Amit Verma, vrau bashkëshorten Sarla duke e mbytur me shall, pasi iu zuri frymën me jastëk dy vajzave të tij Tannu dhe Mannu.
Verma është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa aktualisht është arrestuar babai i tij, dy vëllezërit dhe kunata, pasi në bashkëpunim kanë ushtruar presion të vazhdueshëm dhe kërcënime ndaj viktimës./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





