
Tiranë, 27 maj 2014, NOA.al- Greva e urisë e të larguarve nga puna ndodhet në ditën e shtatë të saj, ndërsa situata shëndetësore e grevistëve vijon të rëndohet, gjë që është konfirmuar edhe nga kryetarja e grevës Nertila Qafzezi.
Për shkak të rëndimit të gjendjes shëbdetësore, grevisti Edmond Idrizi është dërguar në spital.
Mesditën e sotme kësaj greve i janë bashkuër edhe katër ish- punonjës policie të larguar nga puna.
Në fjalën e mbajtur para hyrjes në grevë njëri prej përfaqësuesve të “Shoqatës në lirim 2013”, tha se deri më tani janë liruar nga detyra pa të drejtë 650 punonjës policie.
Ai kërkoi që të rikthehen në detyrë gjithë policët e liruar nga detyra, ndërsa shtoi se me ardhjen e qeverisë së re Policia e Shtetit është kthyer në një seksion të Partisë Socialiste, ku emërimet janë bërë mbi baza krahinore dhe politike.
Grevistëve të vendosur në katër tendat pranë selisë së Kryeministrisë, në lulishten përballë Piramidës i janë bashkuar katër ish- punonjësit e policisë Ismail Elezi, Qamil Zhkaba, Bledar Kruja, Shefki Lushaj, por edhe Tonin Kolthi një tjetër grevist i dalë nga greva ditën e djeshme dhe i rikthyer sërish sot./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





