


Nuk mundën që t’ia dilnin dy binjakët siamezë, të lindur me një trup dhe dy koka. Hope dhe Faith (Shpresë dhe Besim), ishin emrat e vogëlushëve që ndanin një trup dhe kishin dy koka.
Ata jetuan vetëm 19 ditë. Prindërve të tyre iu ishte këshilluar që të ndërprisnin shtatzëninë, por ata nuk u bindën duke shpresuar në një mrekulli.
Prindërit e dy binjakëve, Renee Young dhe Simon Howie shprehen se zgjati shumë më pak nga sa e kishin imagjinuar jeta e fëmijëve të tyre.
“Do më mjaftonin dy ditë bashkë me ta”, ishte shprehur nëna në një intervistë televizive. Rasti i binjakëve fatkeq është shumë i rrallë dhe në mbarë botën janë shënuar vetëm 35 raste të ngjashme. Hope dhe Faith kanë edhe shtatë vëllezër dhe motra./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





