Transmetuar më 27-05-2014, 10:58

Nga dhomat me përmasa të vogla, materialit prej druri deri në katin e dytë të hotelit të ndërtuar në stilin e “Kalit të Trojës”.

Ambientet e hotelit që ndodhet në Belgjikë dhe mban emrin “La Balad des Gnomes”, duket sikur kanë dalë nga përrallat, pasi struktura e tij është ndryshe nga e hoteleve me të cilët jemi mësuar zakonisht.

Ky hotel ndodhet pak kilometra larg qytezës së Durby dhe çdo pjesë e tij është realizuar me materiale natyrale, ku dominon druri dhe materialet e tjera të gjetura në natyrë. Për gjithë ata që tundohen nga një ambient i tillë, çmimi për të fjetur në këtë hotel është 115 euro nata./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit