
Tiranë, 27 maj 2014, NOA.al- Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën në kryeqytet, në “Rrugën e Elbasanit”.
Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, si pasojë e aksidentit një vajzë ka mbetur e plagosur rreth orës 09.15 të mëngjesit të sotëm.
Mësohet se vajza që ka mbetur e plagosur ndodhej pasagjere në njërin nga mjetet e aksidentuar, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i saj.
Nuk dihet ende dinamika e ngjarjes, ndërsa e dëmtuara për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar në drejtim të spitalit.
Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe të mjeteve, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





