
Mes horoskopit dhe tradhëtisë ekziston një lidhje e ngushtë, për shkak të shenjave që janë të prirura më shumë për të tradhëtuar. Le të shohim më poshtë rast pas rasti, karakteristikat e çdo shenje të horoskopit në përputhje me prirjen për të tradhëtuar.
Dashi– Spikat për guston e joshjes, por nëse shkon më shumë se kaq, ndodh sepse nuk është i dashuruar.
Demi– Mund të jetë viktimë e nevojës për të joshur dhe për të pastruar ndërgjegjen e pistë e mbulon partnerin zyrtar me dhurata.
Binjakët- Ju pëlqejnë të joshin më shumë me fjalë se sa me vepra. Janë të prirur drejt tradhëtive virtuale.
Gaforrja– Tradhton kur ndihet shumë i lënë pas dore, dhe kur në dashuri humb vëmendjen.
Luani– Normalisht është shumë besnik dhe mund të tradhëtojë vetëm kur shikon që nuk e ka vëmendjen e partnerit, por nëse tradhëtohet bëhet shumë i ashpër.
Virgjëresha– Tradhëton shumë rrallë dhe nëse arrin në këtë pikë, është pasi ka kuptuar se partneri nuk e vlerëson.
Peshorja– Mund të jepet ndaj flirtimeve, por zakonisht nuk tradhton.
Akrepi– Nëse do ti jepej një mundësi e mirë, nuk do e linte që ti shpëtonte.
Shigjetari- Tradhton sa herë ka nevojë për emocione të reja dhe eksperienca argëtuese. Nëse tradhëtohet është në gjendje që të falë dhe të harrojë.
Bricjapi– Nuk është i prirur drejt tradhëtisë, pasi ka nevojë që të programojë çdo gjë me detaje dhe për të lindurit e kësaj shenje kjo gjë është e lodhshme.
Ujori- I paduruar dhe kurioz, mund të tradhëtojë kur tërhiqet nga intriga. Do si ti fshehë tradhëtitë.
Peshqit– Tradhëtojnë vetëm për dashuri, vetëm kur e di se do të gjejë nga ana tjetër një ndjenjë të madhe dhe emocione të reja./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





