Transmetuar më 27-05-2014, 08:30

Manuel Uribe, i cili në vitin 2006 kishte thyer çdo rekord, duke u regjistruar si njeriu më i shëndoshë në botë, me një peshë prej 560 kilogramë, gjeti vdekjen në Monterrey, të Meksikës.

Uribe ishte 48 vjeç. Lajmi për vdekjen e tij u komunikua nga mediat vendase, pasi u konfirmua nga departamenti i shëndetësisë në Nuevo Leon.

Në ditët e para të majit, Manuel ishte dërguar në spital, për shkak të një anomalie kardiake. Mjekët nuk kanë konfirmuar ende shkaqet e vdekjes.

Uribe kishte humbur 200 kilogramë, por qëndronte në shtrat prej dy vitesh, në pamundësi për të lëvizur i vetëm./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit