
Tiranë, 27 maj 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e martë, 27 maj 2014.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Përdhunuesi ekzekutohet në pritë me 10 plumba. Historia me femrat e maniakut”.
Tituj të tjerë janë; “Flet zv.ministrja Sula: Skemë pensionesh për të interenuarit”.
“Tiranë, grabitet me maska dhe armë banesa e tregtarit”.
Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Ushtria, sistem i ri gradash. Komisioni i Ligjeve diskuton sot ligjin për karrierën ushtarake të Forcave të Armatosura”.
Tituj të tjerë janë; “Deklarimi, greva e urisë, dhëndri i Berishës sulmon Arvizu”.
“Akuzat, prokurori italian: Nuk kemi dijeni për trafikun e drogës me avion”.
“Vëtëvrasja në Prush, familja e viktimës: Djali na tha se mamin e vrau babi”.
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “BE të mos bishtonë përsëri, Edi Rama flet nga Haga: Europa gjithnjë e më e paparashikueshme”.
Tituj të tjerë janë; “Ekzekutohet Arben Tollia, “Kazanova” i sapoliruar nga burgu”.
“Çuçi: Himara bashkohet me Vranishtin e Lukovën, nuk është minoritet”.
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Përplasja me procesin e legalizimit. Ligji i ri “fshin” ndërtimet pa leje, ja cilat rrezikojnë të prishen”.
Tituj të tjerë janë; “Ekzekutohet për xhelozi Arben Tollia, nis gjuetia për fotot kompromentuese të 380 femrave”.
“Qeveria “në sulm” për statusin, Rama në Holandë: Do jetë më e lehtë se në dhjetor”.
“Trafiku me avion nga Gjadri, Llalla: Hetimi ka nisur, kemi prova konkrete”.
Gazeta “Koha Jonë” çelet me shkrimin kryesor, “Zgjedhjet, “cunam” në Palamentin Europian. Rama: Bashkimi Europian mbetet i paparashikueshëm”.
Tituj të tjerë janë; “Lista, gjobiten 20 kompani karburantesh”.
“Deklarata, Ngjela reagon ashpër mbi zarfin mafioz të Ramës te Nishani”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





