Transmetuar më 26-05-2014, 20:19

Janinë, 26 maj 2014, NOA.al- policia greke ka sekuestruar një sasi prej 60 kilogramësh lëndë narkotike të tipit marijuanë, e cila vinte nga Shqipëria. Policia e shtetit fqinj bën të ditur se droga është pikasur në kufi.

Ajo ka qenë e paketuar në çanta dhe transportohej nga 4 persona. Në pranga ka rënë një 28 vjeçar shqiptar, ndërkohë që tre trafikantët e tjerë kanë braktisur çantat dhe janë mundur të largohen.

Policia ka shoqëruar 28 vjeçarin dhe është duke e marrë atë në pyetje. ndërkaq, në kërkim janë shpallur tre të tjerët. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit