
Në Japoni ndodhet një vend thuajse magjik, i vendosur mes reve dhe i rrethuar nga ato, pjesën më të madhe të vitit. Bëhet fjalë për kështjellën Takeda, një vend i veçantë dhe shumë i bukur.
Retë mblidhen aty shpesh. Ato vendosen poshtë majës së kodrës në të cilën është e ndërtuar kështjella, duke krijuar përshtypjen e të të qenurit mbi ajër. Kjo strukturë e mrekullueshme është ndërtuar në vitin 1443.
Pas ndërtimit ndërroi shumë pronarë, deri në vitin 1600 kur pronari i saj i fundit, Samurai Hirohide Akamatusu bëri një “seppuku”, ritual i vrasjes mes samurave. Kështu, pas vrasjes së pronarit, kështjella u braktis përfundimisht.
Edhe pse kanë kaluar mbi katër shekuj prej ndërtimit të saj, ndërtesa ende nuk e ka humbur magjepsjen dhe bukurinë që e karakterizon. Ajo vijon të rrethohet nga retë dhe kënaq këdo që e viziton. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





