Transmetuar më 26-05-2014, 16:39

Mediat britanike dhe ato amerikane ishin vënë në garë se kush do të publikonte e para pamjet e dasmës së Kim Kardashian.

Vonoi por njëra ia doli. “E” ka publikuar sonte pamjet e dasmës e gjithashtu pamje nga lart të vendit ku u zhvillua dasma si dhe disa foto gjysmëartistike të realizuara në brendësi të godinës në party-n e zhvilluar.

Shikojini më poshtë

Ja sa ka kushtuar veshja e Kardashian në dasmë

Si çdo nuse, Kim Kardashian ka dashur ta ekzagjerojë me pamjen ditën e saj ditën e madhe të dasmës. Ajo ka harxhuar plotë 130 milionë euro me veshje dhe aksesorë para martesorë.

Para se të mbërrinte në Firence të Italisë për ceremoninë e martesës, ylli ka shijuar rrugët e Parisit duke nxjerrë në pah edhe garderobën e saj të mrekullueshme. Është çmenduri ta mendosh, por veshja më e lirë e saj kushtonte plotë 1200 euro, një shifër kjo “qesharake”, nëse e krahasojmë me veshjen më të shtrenjtë, që ishte normalisht, fustani i bardhë, i cili kushtoi plotë 1.4 milionë euro.

Mes çmendurive të tjera renditet një veshje e zakonshme Hermes, e cila kushtonte rreth 9 mijë euro dhe një xhaketë lëkure Balmain prej 3.7 mijë euro. Këpucët Saint Laurent prej 500 eurosh dhe syzet e diellit Celine prej 185 euro renditeshin ndër aksesorët më të lirë. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit