
Një mjek pediatër i moshës 54 vjeçare është arrestuar nga policia e Milanos në Itali, i akuzuar për dhunë seksuale me një pacient 12 vjeç. Ai akuzohet edhe për përdorim dhe shpërndarje materialesh pornografike si dhe akte persekutuese nëpërmjet mesazheve telefonike, me viktimën e tij.
I arrestuari punon në një klinikë në qendër të Milanos dhe dyshohet se ka abuzuar me disa fëmijë, pacientë të tij. Agjentët e policisë e kanë ndaluar dhe i kanë vënë prangat pas denoncimit të prindërve të fëmijës, i cili ishte paraqitur në fund të muajit mars.
I vogli i ishte nënshtruar një kure me mjekun nën cilësinë e psikoterapistit, edhe pse pediatri nuk e kishte një specializim të tillë. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





